Përmes një deklarate për shtyp, Lulzim Basha ka akuzuar dhe sulmuar si asnjëherë median online ekskluzive.al, për një artikull të botuar pak ditë më parë me titull: “Njihuni me njeriun e paguar për të bllokuar negociatat për Shqipërinë” dhe “Thellohet skandali, i paguari i Bashës për të bllokuar negociatat është gjithashtu në borderonë e Putin“, se artikujt sipas tij qekan të rreme dhe të sajuara si “pasojë e një fushate shpifjesh me lajme fallco, fake news, kundër Kryetarit të Komisionit të Çështjeve të Bashkimit Europian në Bundestag Gunther Krichbaum”. Basha ka zgjedhur të sulmoj mediat, sikundër zgjodhi të sulmuoj “Shqipërinë” me thesin e tij të shpifjeve dhe mashtrimeve që vendi ynë të mos marrë rekomandimin nga KE.
Ja deklarata për mediat e Lulzim Bashës: