Trieri, qyteti gjerman ku u lind Karl Marksi, festoi më 13 prill 200 vjetorin e lindjes së tij. Ky qytet lansoi kartmonedha 0 euroshe me fytyrën dhe emrin e Marksit në to, por të cilat kushtojnë 3 euro. Trieri, ndodhet në jug-lindje të Gjermanisë, dhe së fundi ka nisur një fushatë të gjerë për të festuar ditëlindjen e filozofit dhe ekonomistit gjerman, por me një vendim qartësisht kapitalist, që mori gjithë vëmendjen.
Kartmonedhat që dukeshin si të ishin euro me të vërtetë, ishin në dispozicion në zyrën e turistëve në Trier dhe kudo në qyteti. Thuhet se janë shitur deri në 5 mijë kartmonedha të tilla në Trier, dhe se është planifikuar të shiten edhe 20 mijë të tjera. Marksi njihej si një kritik i madh i sistemit kapitalist. Qyteti ka ndryshuar edhe disa prej shenjave të trafikut duke i përshtatur me imazhin e Marksit. Po ndërtohet edhe një statujë për autorin e “Kapitalit”, që është financuar nga qeveria kineze e që peshon tre ton.