Të zbulosh papritur se je steril dhe për rrjedhojë nuk mund të jesh babai i nëntë fëmijëve të tu, është vërtetë shokuese. Është kjo ajo që i ka ndodhur një mësuesi nga Maroku, pas një sërë kontrollesh mjekësore, të cilat konfirmuan sterilitetin e tij. Kështu ai zbuloi se për kaq e kaq vite, ishte tradhtuar rregullisht nga e shoqja.
Vizita rutinë te mjeku urolog, zbuloi se një sëmundje të cilën e kishte marrë që fëmijë, i kishte shkaktuar dëmtime të pakthyeshme në testikuj. Dyshimet e shoqëronin prej kohësh për të shoqen, por tashmë nuk ka më dilema. Siç shkruan e përditshmja ‘Al Massae’, burri fatkeq bëri denoncim ndaj së shoqes, si dhe kërkoi divorcin ndaj saj.