Ndonjëherë modelingu të lë edhe pa bukë dhe nuk të siguron thuajse kurrë të ardhurat e duhura për të bërë një jetë normale, e aq më tepër luksoze.
Teksa shumë vajza që nisin rrugën e modeleve, sot heqin dorë, zhgënjehen apo zgjedhin rrugë të tjera për t’u pasuruar, këto që do t’ju tregojmë më poshtë, janë bërë të famshme dhe kokat drejtuese të disa karteleve të njohura të drogës dhe narkotrafikut.
1. Angie Sanselmente – Angie nuk duket aspak si Mbretëreshe tipike e drogës. Por kjo vajzë me pamjen e një modeleje me të brendshme seksi, mendohet se është truri i një organizate ndërkombëtare, e cila deri kohët e fundit ishte dominuese në rrugët e kontrabandës fitimprurëse të drogës të Amerikës Latine. Midis një rritje është numri Sanselmente është midis atyre grave të cilat kanë dalë nga hija e të dashurve të tyre dhe po bëjnë famë përditë e më tepër në botën kriminale të narkotrafikut meksikan. Ndërkohë që burrat e tyre, vëllezërit apo dhe dashnorët e tyre po eliminohen gjate luftës për sundim territori, këto mbretëresha të bukurisë dhe princesha të pamëshirshme po rrisin fuqinë e tyre, duke marrë kontrollin financiar dhe operacional të disa prej kartelave më të fuqishme botërore të drogës. Sanselmente, një modele e veshjeve të brendshme kolumbiane dhe fituese e Mbretëresha Ndërkombëtare e Kafesë, ishte drejtuesja e një prej rrjeteve më të mëdha botërore të trafikut të drogës. Pas ndarjes me të dashurin e saj meksikan të mbiquajturin Monstra, ajo u shpërngul në Argjentinë, ku filloi të rekrutonte ish modele, për tu bërë pjesë të një bande femërore, në kontrabandën e drogës. Engjëjt e Angie-s, siç quheshin këto bukuroshe, dominuan rrjetin e trafikimit të kokainës midis Meksikës dhe Evropës deri në arrestimin e Mbretëreshës Sanselmente, në majin e vitit 2010.
2. Laura Elena Zuniga – E kurorëzuar si Miss Sinaloa në vitin 2008, Zuniga është e njohur në gjithë Meksikën si Miss narkotrafikantja. Kjo bukuroshe që arriti deri në majat e narkotrafikimit u arrestua për shpërndarje droge në nivel ndërkombëtar, të cilën e bënte për llogari të të dashurit të saj Angel Orlando Garcia Urquiza, një lider i kartelit Juarez. Zuniga lindi në janar të vitit 1985 dhe shumë shpjet falë lidhjes së saj u bë një nga drejtueset e drogës. Në vitin 2008 u arrestua së bashku me 7 meshkuj të tjerë dhe u lirua pas 40 ditësh për mungesë provash. Zuniga i është rikthyer botës së modës.
3. Juliana Sossa Toro – Bukuroshja 25 vjeçare, diplomuar në shkencat e komunikimit, ish fituese e një konkursi bukurie dhe modele kolumbiane, është e dashura e drejtuesit të famshëm të drogës Jorge Garza Balderas, i quajturi ndryshe JJ. Çifti u arrestua në muajin janar në Meksiko, bashkë me 5 anëtarë të tjerë të grupit, me akuzën e vrasjes së yllit paraguajan të futbollit, Salvador Cabenas
4. Sandra Avila Beltran – Beltran, e njohur si Mbretëresha e Paqësorit, është ndoshta vajza më e njohur në trafikimin e drogës në Meksikë. Mendohet që ajo të ketë kontrolluar tregtinë fitimprurëse midis kartelit Sinaloa, kontrabandës dhe furnizuesve kolumbianë të kartelit, Norte del Valle, deri në arrestimin e saj në 2007. Ajo mbetet akoma në burg, ku merr injeksione Botox dhe trajtime të tjera bukurie. E martuar dy herë, edhe me një shef policie, të cilët më vonë u bënë drejtues rrjetesh droge. E lindur në vitin 1960, Beltran mbetet një nga Mbretëreshat e trafikimit dhe pret ekstradimin në SHBA, për pastrim parash dhe armëmbajtje të paligjshme
5. Enedina Arellano Felix – E lindur në vitin 1961, vendndodhja e të cilës nuk dihet dhe mbetet akoma e panjohur, kontrollon financat e organizatës Felix Arellano, një kartel ultra i dhunshëm narkotrafik i bazuar në Tijuana. Shumë mendojnë se Fenix është gruaja më e fuqishme në biznesin e kontrabandës së drogës në Meksikë. Fenix mori fuqinë e organizatës, pas vdekjes në vitin 2002 të vëllait të saj, bosit të drogës Ramón Arellano Félix dhe arrestimit të vëllait tjetër të saj Eduardo Arellano Félix, në vitin 2008. Organizata që ajo drejton është dobësuar gjatë vitit të kaluar, kryesisht për shkak të luftës së brendshme, por Fenix ka arritur ta shpërndajë biznesin e familjes të saj duke përfshirë hotele dhe pasuri të patundshme.