Zbardhet lista e kandidatëve që kanë aplikuar për të përfaqësuar si gjyqtar Shqipërinë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Gjykata e Strasburgut). Pas dy refuzimeve, qeveria po përgatitet t’i paraqesë Gjykatës së Strasburgut listën e tretë, ku janë plot 17 persona të interesuar për këtë vend. Emrat e tyre vijojnë si më poshtë:
Altina Xhoxhaj;
Arben Braçe;
Asllan Karaj;
Darian Pavli;
Darjel Sina;
Elira Kokona;
Genci Bilali;
Jonela Kita;
Marjana Semini;
Oriona Muçollari;
Përparim Kalo; R
ezarta Tahiraj;
Sinan Tafaj;
Sokol Berberi;
Sokol Hasani;
Sonila Bejtja;
Suzana Frashëri. Mirëpo duhet theksuar fakti se të gjithë kandidatët do t’i nënshtrohen më parë procesit të vetingut.
Pas përfundimit të këtij procesi dhe vlerësimit të dosjeve të tyre të aplikimit, do të vendoset data e intervistës për aplikantët që kanë arritur t’i “mbijetojnë” vetingut. Përzgjedhja midis kandidatëve do të kryhet me votim nga Asambleja Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Aplikantët për kandidat për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ do t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit kalimtar si më poshtë: Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që mbajnë funksionet e parashikuara nga pikat 3 e 4 (fjalia e parë), të nenit 179/b, të Kushtetutës, rivlerësohen ex officio, nga institucionet e rivlerësimit; Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që vijnë nga radhët e ish-gjyqtarëve, ish-prokurorëve, ish-këshilltarëve ligjorë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë punuar në këto pozicione të paktën tre vjet, do t’i nënshtrohen parimeve të pikës 3, të këtij njoftimi.
Por, nëse dëshirojnë, mund të rivlerësohen nga institucionet e rivlerësimit, në përputhje me pikën 4 (fjalia e dytë), të nenit 179/b, të Kushtetutës; Aplikantët e tjerë, profesionistë të së drejtës, që nuk përfshihen në kategoritë e përmendura në pikat 1 e 2, do t’u nënshtrohen parimeve që qëndrojnë në themel të procesit të rivlerësimit (vetingut), të cilat lidhen me çështje të vlerësimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe të vlerësimit profesional, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse./SOT