Janë shumë të zënë duke folur me njëri tjetrin sa për të vënë re në momentin e fundit një humbje të karburantit në pistën e aeroportit të Amsterdam.
Ishte një gazetare angleze që ndodhej në këtë fluturim e cila filmoi incidentin që shkaktoi një vonesë prej 2 orësh në fluturimin direkt për Londër.
Në këto imazhe filmohen dy komponentë të stafit në tokë krejt të pavetëdijshëm për humbjen e karburantit dhe ardhjen e anëtarëve të tjerë në përpjekje për të riparuar dëmin.
Gazetarja nënvizon, se si në një moment të parë kanë përdorur thjesht disa faqe gazetash dhe rërë për të pastruar pistën nga karburanti.