Ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli bëhet anëtare e Këshillit Kombëtar, forumit më të lartë vendimmarrës në selinë blu. Ka qenë kjo lëvizja surprizë e Lulzim Bashës në pikun e debatit për ndryshimet statutore, ku kritikët kanë kryeqëzuar kryetarin demokrat për uzurpim të PD-së.
Kjo ka qenë një nga pikat e propozimeve të dy anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri dhe Edit’h Harxhi dhe ka gjetur dakordësinë e kryedemokratit dhe anëtarëve të tjerë demokratë.
Mësohet se në diskutimet tek neni për Këshillin Kombëtar, veç ata që janë parashikuar më herët, do të bëhen pjesë edhe ish-kryetarët e Kuvendit nga radhët e PD. Përveç Jozefina Topallit, postin e kryetarit të Kuvendit në të kaluarën e ka mbajtur edhe Pjetër Arbnori, por ai nuk jeton më. Prandaj, frytet e këtij ndryshimi në statut do i “gëzojë” vetëm ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli.
Ndryshimet statutore do t’i përcillen për miratim Kuvendit Kombëtar të PD pas një jave, i cili mblidhet në 28 dhe 29 prill.