Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në banesën e Nazmi Demerxhiu, Drejtor i Paraburgimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Ahmetaq të Fushë Krujës.
Mësohet se eksplozivi ka shpërthyer në oborrin e banesës së tij, e gjithë familja ka qenë në banesë, por nuk raportohet për persona të lënduar.
Ka nisur hetimi për të zbuluar autorët dhe nëse ngjarja ka lidhje me detyrën e Demirxhiut.