Sali Berisha ka kujtuar bashkëthemeluesin e Partisë Demokratike, Azem Hajdarin në një rrëfim të gjatë në emisionin “Opinion”.
Berisha zbuloi një moment nga takimi i tij me Azem Hajdarin dhe Ramiz Alinë me studentët në lëvizjen e tyre të dhjetorit në vitin 1990.
Madje, Berisha shtoi se Hajdari ishte gati të sakrifikonte fëmijët e tij për të qetësuar studentët, duke i premtuar besnikëri.
Pjesë nga biseda:
Berisha: Unë shkova tek Ramiz Alia me një ultimatum. Studentët më thanë që: nëse nuk i kanë liruar deri në orën 3:00, do të zbresim të shkatërrojmë gjithçka. “Shokët e tyre do lirohen të gjithë”- tha . “Ata kërkojnë që të shkojnë atje, por unë nuk shkoj atje. Jam i gatshëm t’i pres këtu”,
Fevziu: I hapur për të negociuar?
Berisha: I hapur plotësisht. Vetëm më kërkoi që kërkesat e tyre të meren seriozisht dhe të zgjidhen, se janë çështje kritike. Por shiko ç’kishte bërë! Kur dolëm, kishte vendos përsëri pëllëmbë me ushtarë. E kishte rrethuar shumë më tepër se ç’e kishim lënë. Ata ishin fytyra të egërsura. Studentët ishin sipër.
Mua më kishte thënë Azemi: Po s’i liruat shokët ne do zbresim. Por çfarë ndodhi? Ata i liruan shokët. Ndërkohë studentët po zbrisnin, Konfrontimi do të ishte disfatë pastaj. Më në fund Azemi u bind që këta të mos zbrisnin në qytet. Së fundi Azemi e merr fjalën dhe u thotë studentëve që shokët janë liruar dhe nuk do zbresim. Ata thirrën Tradhtar, tradhtar. Atëherë Azemi bëri diçka dhe më tha: Unë edhe Kirit dhe Rudinës i fus thikën dhe juve s’ju tradhëtoj kurrë.