Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, nuk hezitoi ta quante Berishën vrasës, duke ju referuar rastit të 21 Janarit.
“Sali Berisha është ai që kur dha urdhra për të vrarë katër qytetarë të pafajshëm dhe për të plagosur dhjetëra të tjerë në një protestë, mbrojti në kullën e tij vrasësit, ishte ai urdhëruesi. Ishte ai që para dy ditësh që deklaroi që unë do ta qëlloja Edi Ramën me snajper në lule të ballit. Mos abuzoni me fjalën. Në atë kohë kur Sali Berisha vrau gjakftohtë dhe doli e u mburr si një vrasës mburravec për atë që bëri, doli e manipuloi ngjarjen. Nëse nuk do të kishin dalë pamjet, do të ishin arrestuar protestuesit dhe Edi Rama.”
Spiropali kërkoi që dosja e “21 Janarit” të rihapet dhe që përgjegjësit kryesorë të dalin para drejtësisë.
“Të bëhet drejtësi për 21 Janarin, Gërdecin, një krim tjetër shtetëror. Ai nuk pranonte që ishte një krim shtetëror, familjarët e Gërdecit janë zvarritur e lodhur, nuk pranonin tu jepnin as dëmshpërblimet. Ne kërkojmë drejtësi, por nuk mund të bëjmë vetë drejtësi, prandaj kemi reformuar sistemin e drejtësisë. Dosjet të rihapen, faktet janë në dritë të diellit dhe përgjegjësit të dënohen”, tha ajo për Vizion Plus.