Ditën e sotme kryeministri Edi Rama pritet të shpallën emrin e ministrit të ri të brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt. Mësohet se Rama mund të emërojë në krye të ministrisë së Brendshme një nga ministrat e kabinetit, por ende nuk ka një emër.
Burime për Panoramën, thonë se se një nga emrat më afër postit të ministrit të Brendshëm, është ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Po ashtu mësohet se kryeministri mund të propozojë emrin e Elira Kokonës, e cila aktualisht mban postin e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë.
Nuk kanë munguar këto ditë edhe emra të tjerë si kandidatë të mundshëm, si sekretari organizativ në PS, deputeti Arben Pëllumbi, apo ai i ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, por edhe ai i Pandeli Majkos.