Falë investimeve në aparatura, pacientët që kryejnë hemodializë e marrin këtë shërbim jetik falas afër vendbanimit të tyre.
Kryeministri Edi Rama ndau sot dëshmitë e disa prej pacientëve që marrin këtë shërbim, shumë ndryshe nga stërmundimi me orë e orë të tëra dhe kushtet që kishin më parë.
Pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale nga kryeministri, lumë reagimesh kanë ardhur nga ndjekësit.
Një qytetar i shkruan se do ishte mirë nëse këto pamje do të ishin të vërteta.
Rama i uron që kurrë mos të ketë nevojë të bëjë dializë pasi këto pamje nuk janë filma.