Ky vit që po lëmë pas ka qenë ndër më të vështirët për të gjithë botën. Ndodhi ajo që kishte parashikuar Nostradamus, një krizë ekonomike që do të godiste Perëndimin, si pasojë e e disa pandemive, dhe kështu ndodhi.
E rëndë/ Ndalon në rrugë shoferin, e rreh dhe tenton t’i vjedhë makinën, por nuk përfundon me kaq aventura e të riut në Berat
Nostradamus ka parashikuar bombardimi e qyteteve japoneze të Nagasaki dhe Hiroshima, sulmi mbi Kullat Binjake dhe zgjedhja e Donald Trump.
Edhe për vitin 2021, Nostradamus ka parashikuar gjëra shumë shqetësuese.
Ardhja e zombive: deri më tani i kemi parë vetëm në filma të trillimeve shkencore, por Nostradamus po fliste për to shekuj më parë.Është parashikuar që një armë biologjike që do të krijohet nga një shkencëtar rus do të jetë i aftë të shndërrojë qeniet njerëzore në zombie, për të shënuar zhdukjen e njerëzimit.
Uria dhe sëmundja: sipas parashikimeve, uria në botë është e destinuar të rritet ndjeshëm. Për këto vite është parashikuar katastrofa natyrore dhe epidemi dhe duke menduar për Koronavirusin, duket se nuk kishte gabuar. Kjo uri do të jetë fatale për shumë banorë të planetit.
Myslimanët do të jenë zotër të botës: sipas profetit, muslimanët do të jenë gjithnjë e më të shumtë në Evropë dhe në këtë dekadë ata do ta pushtojnë atë me një luftë.
Stuhitë diellore: “Ne do të shohim ujërat të avullojnë dhe toka të shembet”, shkroi Nostradamus, duke folur për stuhitë diellore të shkaktuara nga ndryshimi i klimës.
Për shkak të këtyre katastrofave natyrore do të ketë shumë luftëra për të përcaktuar se kush do të marrë burimet e fundit njerëzore të mbetura;
Kometa që përplaset me Tokën: Nostradamus parashikoi një seri tërmetesh të shkaktuara nga përplasja midis një komete dhe Tokës. Shkencëtarët e NASA-s shpjeguan se një prej mineraleve të mëdhenj të cituar nga Nostradamus kaloi afër Tokës në 16 Gusht dhe kjo ngjarje e bën profecinë pak më të vërtetë;
Tërmet që do të shkatërrojë Kaliforninë: sipas Nostradamus Kalifornia do të goditet nga një tërmet shumë i fuqishëm.
Ai madje zbuloi datën e saktë në të cilën do të ndodhë kjo katastrofë, përkatësisht 25 nëntorin 2021;
Ushtarët amerikanë do të kenë një tru të implantuar: Nostradamus ishte i bindur se shumë burra do të zëvendësohen me robotë, përmes implantimit të trurit me inteligjencë superiore;
Papa Françesku do ta ftojë botën të bashkohet me kishën: sipas parashikuesit, burrat do të testohen aq shumë nga këto ngjarje sa do të mendojnë se shpëtimi i tyre i vetëm do të jetë besimi. Papa do t’u kërkojë besimtarëve të tij të konsolidojnë besimin e krishterë.