Çlirim Peka është revoltuar me Spartak Ngjelën e disa gazetarë që kanë kritikuar dhunën e protestuesve.
Ai thotë se ka faj, që ka promovuar njerëz si Spartak Ngjela.
“Është ajo që kam thënë që ditën e parë: ta harrojë çdo rilindas socialist se Edi Rama po kërkon mandat për ta. Edi Rama po kërkon pazar për vete.
Ky njeri është gati ta destabilizojë këtë vend dhe e shijojnë këto protesta, po kërkon pazar. Po kërkon pazar me armën destabilizim: ‘pra, në qoftë se nuk doni destabilizim nga unë, më jepni pazar!’ Këtë po afron, këtë gjë po kërcënon.
Po kërcënon realisht me destabilizim. Nuk e ka për shqiptarët, e ka për ndërkombëtarët, e ka për ata që e kanë mbështetur pafundësisht dhe që ky i ka gënjyer pafundësisht. Këto pamje që pamë pak më parë tregojnë realisht se cila është situata.
Është një grup palaçosh mediatikë, që Rama po shpërndan para nëpërmjet Zyrës së tij të Shtypit çdo darkë. Këtë e them me bindje të plotë.
Me palaço si Spartak Ngjela dhe është… janë katër – pesë vetë që i kanë ngelur, fytyrat më të degraduara mediatikisht, që edhe ne kemi përgjegjësi që i kemi promovuar, por janë individë të degraduar moralisht, mediatikisht në gjithçka, nuk kanë bërë asgjë në jetë dhe në ditën më të keqe të Ramës vetëm ata mund të dalin. Po të shikoje thirrjet e ish-palaços së Bllokut është ‘policia t’u thyejë brinjët’, thoshte Spartak Ngjela!
Çfarë bënë sot?! Nuk bënë asgjë, por Rama nuk po i përdor për ta, nuk po i përdor për rilindasit, nuk ka hallin e shtetit. Rama ka hallin e vetes dhe thjesht po afron si pazar, destabilitetin ‘ose më jepni pazarin që unë dua’, është ajo që kam thënë ‘paprekshmërinë’. Dhe paprekshmërinë ai e shikon vetëm me Presidencën. Nuk kërkon mandat të tretë. Rama e ka shumë të qartë.
Shikojmë, nëse janë kaq njerëz sot dhe nuk janë më shumë …unë bisedoj përditë, unë jetoj në ‘Stalingrad’, unë jetoj tek Kodra e Diellit ku janë pa përjashtim, që të gjithë familje administrate të majtë. Kur po vija këtu në orën 17:00, të gjithë fëmijët e lagjes, që prindërit e tyre janë pjesë e administratës së ‘Stalingradit’, i kam parë poshtë duke shkuar në protestë.
Edhe kalamajtë e tyre nuk po iu binden më! Edhe fëmijët e tyre, fëmijët e prindërve që kanë për idhul Lali Erin, nuk po iu binden më! Të gjithë ishin rrugës për në protestë. Është kthyer dhe trend dhe e shikojnë se nuk kanë çfarë të bëjnë më”, shprehet gazetari i pavarur, Çlirim Peka.