Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Log”, ku është shprehur se kryeministri Edi Rama ka frikë nga Briseida Shehaj, ish-drejtoreshë e Tatimeve.
Ajo tha se Rama ka frikë pasi Shehaj nuk e ka lejuar kryeministrin të bëjë evazion fiskal ashtu siç bën sot me oligarkët.
“Edi Rama ka frikë nga Briseida Shehaj. Ka frikë sepse Briseida Shehaj nuk e ka lejuar Edi Ramën të bëjë atë evazion fiskal që bën sot me oligarkët e tij, skemën e TVSH-së së fshehur”, tha Kryemadhi.
Per te risjelle ne kujtese se kush eshte Brisida Shehaj, ia vlen te theksojme se ka qene Drejtoreshe e Pergjithshme e Tatimeve, e shpallur disa here “Blete puntore”, nje cmim qe jepte Rama per ata qe donte ti promovonte.
Njeheresh, ka qene dhe zv.ministre, derisa sa u pezullua dhe iku ne nje media private, ne bashkepronesi te Presidentit, per te kaluar me kohe te plote ne partine e Metes, LSI. Si nenkryetare per Tiranen e mekembese e njeriut te Metes ne kete qark, Perparim Spahiu!