osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbardhen detajet pas ngjarjes kriminale: Historia Grida Duma-Saimir Tahiri

Zbardhen detajet pas ngjarjes kriminale: Historia Grida Duma-Saimir Tahiri

Në emisionin “Opinion” të së enjtes së djeshme ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ndërhyri në një linjë telefonike duke u përballur direkt me panelin e të ftuarve, që po diskutonin prononcimin e tij pas pjesëmarrjes në seancën plenare.

Ajo që ra në sy ishte reagimi i Saimir Tahirit ndaj Grida Dumës, ish zv.ministres së Berishës dhe sekretares së Lulzim Bashës.

Në një reagim që në fakt Saimir Tahiri duket se u kursye. Tha një mesazh të qartë por të kuptueshëm vetëm për Gridën. Një detaj që bëhet publik gati katër vite më pas kur CNA.al (CityNews Albania) shkroi se Grida Duma ishte një nga njerëzit më të pikëlluar dhe të vrarë pas ekzekutimit të bankierit Artan Santo në qershor të vitit 2014.

Në atë kohë publikuam disa foto dhe disa materiale, por edhe analiza dhe komente të cilat flisnin për një miqësi të Dumës me Santon. 

CNA.al (CityNews Albania) publikoi një foto të një mbledhje të stafit të një universiteti privat, por që nuk kuptohet pjesëmarrja e Santos në krah të Grida Dumës.

Asgjë nuk do të ishte problematike nëse Grida Duma do të sqaronte pozicionin e saj, jo vetëm në lidhje me atë ngjarje, pra vrasjen e Santos, por edhe për disa foto të cilat ngrinin dyshime për miqësinë Duma-Santo.

Ngjarja dhe reagimi i Tahirit

Në atë kohë mediat raportuan se telefonata e fundit e Artan Santos sipas burimeve të prokurorisë kishte qënë Grida Duma. Po në atë kohë Berisha ndërhyri dhe akuzoi Saimir Tahirin se ishte ai telefonata e fundit. Një lojë politike e doktorit për të mbuluar “princeshën” e tij në ngjitje në karrierën politike.

LEXO EDHE:  Ironia e Ramës pas rekomandimit/ “Patetizëm naiv e krekosje idiote…”

Në fakt në mediat dhe qarqet gazetareske filloi të qarkullonte edhe një detaj tjetër. Pas vrasjes së Artan Santos, çuditërisht Grida Duma ishte dorëzuar në zyrën e Saimir Tahirit.

Fillimisht u tha se nëpërmjet një mikut të saj, pronarit të një universiteti privat, Grida Duma kishte kërkuar të takonte Edi Ramën. Personi që e ka pritur në kryeministri ka qënë Niko Peleshi, i cili në atë kohë ka qënë zv.kryeministër dhe shoqëroi zonjën Duma tek Saimir Tahiri, atëherë ministër i Brendshëm ku dhe ka qëndruar për rreth tre orë.

Takimin Duma-Tahiri e dinë shumë personazhe të politikës, përfshirë Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, por çfarë ka ndodhur dhe çfarë kanë biseduar nuk e di askush.

Qëndrimi i djeshëm i Tahirit në “Opinion” ishte një paralajmërim por edhe vetëvlerësim. Tahiri e dha të qartë mesazhin, “Grida e di mirë si e kam bërë punën unë”.

Ish-ministri i Brendshëm në gjuhën e tij politike ka konfirmuar historinë e mësipërme, por ka qënë i rezervuar për tu shprehur më tej në “Opinion”. Ai e ka ruajtur Grida Dumën. Nuk ka treguar historinë, por i ka dhënë një paralajmërim që tani e kuptojnë të dy palët dhe Grida në fakt është zbuluar./ CNA.al