51 vjeçari Thomas, ka deklaruar gjithashtu se aktorja ka mohuar origjinën e saj, duke refuzuar që të ftojë në dasëm deri dhe anëtarët e familjes së saj.
Ai e akuzoi të motrën si një “vazhdim fallco i Dianës”. Gjatë intervistës për “Daily Mirror ai shtoi: “Duket e qartë që ajo ka harruar rrënjët e prejardhjes. Me këtë verpim po shkatërron gjithë familjen.
Ajo mundohet të duket si humanitare, një person që do njerëzit, por kjo sjellje nuk reflektohet aspak për njerëzit e familjes.
Thjesht po reciton shtirjen më të madhe të jetës së saj . Kam dëgjuar se dëshiron të bëhet si Diana. Kjo e fundit ka qenë e adhuruar në gjithë botën, për shpirtin e mirë të saj.
Këtë mundohet të bëjë dhe Meghan, por nuk mendoj se do ia arrijë. Ajo nuk do jetë kurrë si Lady Diana”përfundoi ai.