Njeriu i paguar nga Basha për të bllokuar negociatat e Shqipërisë, këshilltari i tij dhe njëkohësisht deputeti i CDU-së, Gunther Krishbaum, denoncohet në shtypin rumun si një trafikant fëmijësh.
Sipas të dhënave të një prej të përditshmeve më autoritare, “Cotidanul”, duke shfrytëzuar lidhjet e gruas së tij rumune, Oana Paraschiva Harvalia, Krishbaum është i përfshirë në një rrjet ilegal birësimesh të jetimëve rumunë, shumë prej të cilëve përfundojnë në rrugë apo shfrytëzohen seksualisht në Gjermani.
Lexo artikullin origjinal – https://www.cotidianul.ro/germanul-gunther-krichbaum-trateaza-romania-ca-pe-o-tara-africana-din-lumea-a-iii-a/
Sipas të dhënave zyrtare, çdo vit, nga Rumania trafikohen drejt Europës midis 300-800 fëmijë, një pjesë e tyre falë mbështetjes së çiftit Krichbaum-Harvalia.
Oana Harvalia, nën ombrellën e një fondacioni të drejtuar prej saj dhe të quajtur “Prindër dhe Fëmijë”, siç raportojnë tre të përditshme rumune, “Cotidanul”, “Jurnalul National” dhe “Gardianul”, është specializuar në këto lloj birësimesh.
Përballë këtij fenomeni shqetësues për shoqërinë rumune, qeveria vendosi që të ndalonte birësimet e fëmijëve jashtë vendit disa vite më parë.
Megjithatë, “Cotidanul”, thekson se gjatë investigimit të saj, burime të mirëinformuara të komunitetit rumun në Gjermani informojnë se kush është i interesuar për fëmijë rumunë, i gjen ende të hapura dyert e fondacionit në Shtutgart, Landin e Baden-Vyrtenbergut.
Fenomeni i trafikimit të fëmijëve dhe vajzave të reja rumune në Gjermani është denoncuar pak kohë më parë edhe nga një prej gazetave më të mëdha gjermane, “Der Spiegel” – http://www.spiegel.de/international/germany/human-trafficking-persists-despite-legality-of-prostitution-in-germany-a-902533-3.html
Sipas të dhënave të artikullit, grupe të mirëstrukturuara kriminale shfrytëzojnë lidhje korruptive me autoritetet e të dyja vendeve, për të ngritur këtë biznes të frikshëm, i cili sjell të ardhura kolosale për të gjithë personat e përfshirë.
Një vit më parë, një aksion i Europolit, i koordinuar midis Rumanisë, Belgjikës, Gjermanisë dhe Britanisë solli arrestimin e 35 të dyshuarve.
Në këtë operacion, 10 vajza të reja të skllavëruara për qëllime seksuale nga trafikantët u liruan, ndërsa nga të dyshuarit u konfiskuan 5 milionë euro, shumica e të cilave në kesh./Tellalli
Lexo raportimin zyrtar të Europol – https://www.europol.europa.eu/neësroom/neës/human-trafficking-ring-dismantled-romania-and-uk-europol-support