osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Negociatat me Shqipërinë, Kotzias: Do të befasoheni me ato që do të dëgjoni në parlament!

Negociatat me Shqipërinë, Kotzias: Do të befasoheni me ato që do të dëgjoni në parlament!

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias është shprehur optimist se negociatat me Shqipërinë do të jenë finalizuar deri në fund të muajit të ardhshëm.

“Kur të diskutohet në parlament, do të befasoheni”, ka paralajmëruar Kotzias gjatë një interviste radiofonike, sipas gazetarit Robert Goro të Ora News.

I pyetur nga gazetarët nëse negociatat janë pezulluar, Kotzias ka thënë se “ndodhemi në një çështje të fundit”, ndoshta duke nënkuptuar pjesën e negociatave që lidhet me “Paktin Detar”.

“Këtë po e shqyrtojmë”, ka vazhduar ministri i jashtëm grek, i cili ka shtuar: “Do të kemi mbledhje javët e ardhshme, ashtu siç parashikon Kushtetuta e vendit mik dhe komunikimi që bëri presidenti Meta me qeverinë e atjeshme. Kanë një procedurë të brendshme të vështirë. Besoj se deri në fund të majit do të jenë mbyllur esencialisht dhe formalisht edhe çështjet e fundit të hapura. E dini, janë probleme që ekzistojnë që prej 70-80 vjetësh.

Kur të vijë për diskutim në parlament do të befasoheni me ato që do të dëgjoni dhe me budallallëqet që bëhen nga të dy palët”.

Në këtë theksim të fundit, ministri ka shënjestruar opozitën vendase si dhe disa media, që siç lë të kuptohet Kotzias, deri tani kanë shkruar gjëra të paqena.

Dhe kjo, gjithmonë sipas ministrit të jashtëm grek, ngase ekspertët e tij që marrin pjesë në negociata e kanë ruajtur fort konfidencialitetin e këtyre negociatave dhe nuk i kanë dekonspiruar ato.

Më tej në intervistë, Kotzias ka mohuar edhe një herë se pala shqiptare ka shtruar në negociata çështjen çame.

“Askush në këto negociata ka shtruar çështjen çame, nuk kemi pranuar që të shtrohet një çështje e tillë në negociatat.

Për pasuritë, të vetmet pasuri që ekzistojnë, janë ato që kanë të bëjnë me ligjin e luftës. Formalisht, në një sens, jemi akoma në luftë me Shqipërinë. Përderisa nuk bëhet me mjaftueshmëri juridike abrogimi i ligjit të luftës, këto pasuri mbeten të konservuara në duart e shtetit grek.

Që nga shpallja e luftës kundër Greqisë, nga Italia dhe Shqipëria që atëherë ishin bashkuar në një mbretëri. Këto janë që nga lufta, nuk kanë të bëjnë me çamët. Për çamët janë vendimet gjyqësore dhe janë vendime të parevokueshme”, ka përfunduar ministri i jashtëm grek.