Protestuesit kërkojnë praninë e Presidentit në shesh. Mes tyre, që janë mbledhur përpara kryeministrisë dhe kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën, ka të rinj që thërrasin emrin e Ilir Metës.
“O Ilir Meta ku je…ku je o Ilir Meta,”- dëgjohet të thotë një djalë.
Më pas, kësaj thirrjeje i bashkohet edhe reperi Arkimed Lushaj që njihet ndryshe si Stresi.
“A do e ngresh popullin, ku je…jemi këtu për Klodianin,”- shton ai.
Protesta vijon që prej orës 16:00. Qindra qytetarë të mbledhur në shesh kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën që e vrau efektivi i policisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj.
Protesta është zhvilluar me përplasje të forta. Deri më tani numërohen 11 të plagosur, një qytetar, një gazetar dhe nëntë efektivë.