osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

E largoi Sali Berisha? Ish dhjetoristi tregon se kush e përzuri Edi Ramën nga mbledhja e PD-së në 90-ën: Edo, ik se na mërzite, me këto mend nuk je me ne.

E largoi Sali Berisha? Ish dhjetoristi tregon se kush e përzuri Edi Ramën nga mbledhja e PD-së në 90-ën: Edo, ik se na mërzite, me këto mend nuk je me ne.

Ish-ministri dhe ish deputeti demokrat, Genc Ruli, tregou për herë të parë në emisionin “Real Story” se si u përjashtua Edi Rama nga mbledhja e parë në dhjetor të vitit 1990 për themelimin e PD-së.

Ruli hodhi poshtë akuzat që Rama është nxjerrë nga mbledhja nga Sali Berisha, duke thënë se atë e ka përzënë Gramoz Pashko, pasi filloi të shfaqte mendime radikale dhe të bënte sherr me shumë të pranishëm në mbledhje.

“Shqipëria ç’e modeli më parësor, Bullgaria ngjan më shumë me modelin tonë.

Në Shqipëri nuk pati dhunë, pati shumë segmente nga pushteti që tentuan dhunën, por nuk e konkretizuan dot. Në Tiranë s’guxohej dhuna, por ama nëpër qarqe ka pasur dhunë psikologjike, por edhe fizike. Sidoqoftë, ishte dëshpërimi i liderëve komunistë, që e kuptuan se do të paguanin çdo masakër.

Në lidhje me Edi Ramën, ai nuk ka të vërtetë kur e personifikojnë kur thonë se ishte Sali Berisha që nuk e la të futej në PD. Unë Edin e njohja, ishte një djalë liberal, me guxim, guxonte të fliste. Kishte filluar të prononcohej edhe gjatë 1990. Në ngjarjet e dhjetorit ai nuk ishte në Shqipëri dhe unë ngjarjen e lidh me datën 13, sepse atëherë nis konflikti. Ne po bënim një hap para për themelimin e partisë. Bëjmë mbledhje, në një dhomë të vogël, ku po rrinim në këmbë, dhe Gramozi fillon se duhet bërë statuti, etj, etj. Në bisedë e sipër hyn Edi, u mirëprit nga të gjithë. Na tha se sapo ka mbërritur në Tiranë. Ishte ndër të paktët që u ul në tavolinë, ne po rrinim në këmbë.

Filloi të ndërhynte, gjithmonë i jepte shenjë radikalizimi bisedës, ne ishim shumë të kujdesshëm, pasi e dinim që kishim dhe elementë provokatorë në atë turmë. Ishte një radikalizim që mund të nxitej edhe nga sigurimi, edhe nga pushteti. JO se Rama ishte me porosi, ai ishte nga vetja, nuk ja vë kurrë dyshimin se ishte me porosi, por ndoshta edhe mungesa që nuk ishte në orën e duhur aty, ishte një mënyrë për të marrë rolin e protagonistit. Megjithatë hyri në konflikt me shumë që ishin aty, sa në fund e përzuri Gramozi. “Edi ik se na mërzite, me këto mend nuk je me ne”. Nuk është e vërtetë që e ka bllokuar Sali Berisha. Në atë kohë, me ngjarjet e atyre ditëve, rrezatonin më shumë Azemi, Gramozi, etj”, tha Genc Ruli.