osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Na ofron si model për të rinjtë një plak 77-vjeçar”! Veliaj ironizon Bashën për ‘Ditën e Rinisë’

“Na ofron si model për të rinjtë një plak 77-vjeçar”! Veliaj ironizon Bashën për ‘Ditën e Rinisë’

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka thumbuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për aktivitetin e organizuar për ‘Ditën e Rinisë’.

Paralajmërimi i frikshëm i ekspertit të lartë amerikan: Ky muaj do të jetë i tmerrshëm!
Sipas Veliajt, “ata po takohen në një qendër tregtare, tregon pak a shumë kulturën që promovojnë. Deri dje i shanin qendrat tregtare, sot janë pjesë e përkrahjes së qendrave tregtare”.

Kreu i bashkisë u shpreh më tej duke thënë se: “Ne, në fakt, takohemi në një shkollë, sepse secili prej nesh në fakt shkon aty ku e thërret puna e vet. Jam sot shumë i lumtur që në këtë sallë të rikonstruktuar të Liceut, që sigurisht do gumëzhijë vitin tjetër, ne të kemi ndërtuar një etalon që e kemi replikuar edhe te salla “Adi Hila”, edhe te një pafundësi shkollash të tjera”.

“Secili prej nesh edhe në mënyrën se si legjitimon, qoftë edhe veprat publike, tregon se ku i ka prioritetet. Kush është te qendrat tregtare, që deri dje donte t’i digjte dhe kush është për kopshtet, shkollat, çerdhet dhe auditorët që do i ngelen qytetit edhe kur ne të mos jemi më këtu”, shtoi më tej kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Nga ana tjetër Veliaj tha: “Edhe në politikë kemi ndryshime. Ne sot jemi krenar që 30% e Këshillit Bashkiak e kemi përfaqësues të të rinjve. Kemi disa deputetë të rinj. Kemi hapur një garë për të shtuar të tjerë. Ndërkohë, shkojmë nga pala tjetër që na ofrohet Sali Berisha, 77 vjeç do jetë vitin tjetër dhe do rikthehet për një tentativë të tretë për të ardhur në krye të shqiptarëve. Unë them që “enverizmi” vazhdon akoma. Na ofrohet një model 77-vjeçar, me një histori shumë të errët të menaxhimit të punëve të vendit që na kthehet si ofertë në “Ditën e Rinisë”, edhe si kandidat në zgjedhjet e ardhshme”.

“Ku ka injorancë dhe ku ka padije, vazhdojnë akoma votohen 77-vjeçarët që erdhën si fitimtarë mbi enverizmin dhe vazhdojnë enverizmin edhe sot e kësaj dite si ofertë politike,” deklaroi ai.