Lulzim Basha nuk ka humbur asnje minute kohe dhe ka shkuar për ngushëllim në familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i vrare nga nje efektiv i pol;icise ne oren e ndalimit te levizjes prej pandemise!
Vizita e Bashes në familjen e viktimës, vjen pas asaj te realizuar me pare nga ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv i policisë, Partia Demokratike ka reaguar ashpër, duke drejtuar gishtin nga qeveria të cilën e ka akuzuar përdorimin e policisë për terrorizimin e qytetarëve.
Ndërkohe qe PD ka akuzuar policine e Tiranes për tentativën e manipulimit të provave.
Klodian Rasha u pikas nga dy punonjës patrullës “Shqiponja” rreth 1 orë pas mesnate, por sipas tyre, nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.
Polici 25-vjeçar u vu në ndjekje të tij, përafërisht nga zona e Don Boskos deri në Laprakë, ku qëlloi me armë dy herë duke i marrë jetën Rashës.
Polici tha se ishte trembur, pasi Klodian Rasha mbante diçka në dorë.
Ndërsa SHÇBA vendosi për arrestimin e tij, pasi “ai nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme”. Duke e renduare me akuza efektivin.