Efektivi i policisë që qëlloi me armë zjarri gjatë shërbimit 25-vjeçarin Klodjan Raxha, është marrë në pyetje ku ka rrëfyer që të gjithë dinamikën e ngjarjes,
“Isha turni i 3 ne pune. Pas instruktazhit ne komisariat kam nisur patrullimin ne zone për te pare zbatimin e ligjit dhe të masave të vendosura nga Komiteti Teknik.
Kam konstatuar në unaze një dalë të ri që sapo na pa u largua me vrap në mënyre të dyshimte. Kam njoftuar sallën dhe i jam vënë në ndjekje ku herë pas here i kam bëre thirrje të ndalojë.
I kërkova ta ndalojë për ta pyetur për arsyen e daljes por ai nuk u bind. Here pas here kthehej dhe m’u duk sikur më kërcënoi me armë dhe veprova”, tha polici.
Klodian Rasha humbi jetën në spital, pasi u qëllua me dy plumba nga punonjësi i policisë që i kërkoi të ndalonte, por i riu nuk u bind.
Njëri plumb e ka prekur në zemër, duke rezultuar fatal për jetën e tij. Ngjarja ndodhi pas mesnate në rrugën ‘Dritan Hoxha’, në rrugicën pranë shtëpisë së viktimës.
I riu rezultonte i dënuar me një muaj burg dhe kishte pasur më pas disa kallëzime për të në Polici, për dhunë në familje.