Shqipëria ka mësuar kundërshtarët që do të ketë përballë për eleminatoret e kampionatit Botëror “Katar 2022”. Shorti i hedhur pak minuta më parë nuk ka rezuvuar kundërshtarë të lehtë për kuqezinjtë e Edi Rejës. Shqipëria do të jetë pjesë e Grupit I me kombëtaren e Anglisë, Polonisë, Hungarisë, Andorres dhe San Marinon.
Takimet e para të eleminatoreve fillojnë me datën 24 mars 2021 dhe do të përfundojnë më 29 mars 2022. Ndërkohë, sa i përket fillimit të Botërorit 2022, bëhet fjalë për datën 21 nëntor të atij viti, ndërsa finalja e tij do të luhet 18 dhjetor 2022.
Igli Tare në një intervistë, është shprehur se Shqipëria do të luftojë për vendin e dytë duke paralajmëruar hapur Poloninë. Gjithashtu drejtori sportiv i Lacios nuk ka lënë pa komentuar edhe shanset e Kosovës:
“Do të jetë shumë e vështirë, pasi që Kosova përballë vetës do të ketë kundërshtarë shumë të vështirë, mirëpo nëse gjen shpirtin e para dy viteve mund të jetë surpriza e grupit.
Edhe Shqipëria ndodhet në një grup më të vështirë. Mirëpo, unë besoj që do të luftojë për vendin e dytë, i cili realisht është i arritshëm me këta kundërshtarë që ka”, ka thënë Tare.