osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Spartak Braho zbulon takimin me Leka Zogun, “bashibozukët” që e ruanin, bisedat për vota në Parlament dhe kthimi i armëve të bllokuara në Rinas

Spartak Braho zbulon takimin me Leka Zogun, “bashibozukët” që e ruanin, bisedat për vota në Parlament dhe kthimi i armëve të bllokuara në Rinas

Deputeti socialist, Spartak Braho, në librin e tij “Masakroni Servet Pëllumbin”, ka hedhur dritë mbi një takim që ka pasur me Leka Zogun, djalin e mbretit Ahmet Zogu. Sipas Brahos, PS e drejtuar nga Fatos Nano do të duhej të kalonte Kodin Doganor në Parlament, por nuk i kishte votat, ndërsa PLL kishte 3 deputet të saj, të cilët ishin në seanca edhe pse PD kishte nisur bojkotin.

Nano dërgon Brahon për një takim me Leka Zogun, për të negociuar që deputetët legalistë të bashkojnë vota me PS për të siguruar 84 vota. Braho tregon se si e takoi Zogun në një vilë të marrë me qera dhe bisedat e bëra mes tyre.

BISEDË ME DJALIN E MBRETIT

Leka Zogu ishte rikthyer në Shqipëri, pas dështimit të aventurës ushtarake për të “pushtuar” KQZ. Referendumi për Monarkinë kishte humbur, ashtu si dhe tentativa e aksionit të Princit, të nxitur nga Sali Berisha dhe Abedin Mulosmani, një agjent i vjetër i UDB. Abedinin Princi e kishte njeri të besuar, pasi i ati, mbreti Zog, e kishte patur për një kohë të gjatë pjesëtar të oborrit të tij dhe të mbretëreshës Geraldinë. Bashkë me ta, si pjesëtar të oborrit, kishin qenë edhe dy agjentë të sigurimit të shtetit, Isuf Mullaj dhe Kiço Konomi. Me zbritjen në aeroportin e Rinasit, dogana i kishte sekuestruar Princit një arsenal të tërë armësh luftarake, sixhade, qilima e tapete me origjinë arabe, si dhe pasaportën mbretërore, pa vlerë përdorimi në shtetin shqiptar.

Ndërkohë, në Parlamentin shqiptar, nga Partia e Legalitetit, si parti që përfaqësonte mbretin e vdekur tashmë, ishin futur tre deputetë, të cilët ndiqnin rregullisht seancat, në një kohë që deputetët e PD kishin braktisur Kuvendin e Shqipërisë. Me nxitjen e Anastas Angjelit, si ministër i Financave në qeverinë e Fatos Nanos, ishte kërkuar ndryshimi i Kodit Doganor, për të cilin nevojiteshin 84 deputetë, numër, të cilin mazhoranca nuk e arrinte dot. Kryeministri kërkoi të bisedojë që të tërhiqeshin në votim edhe tre deputetët legalistë. Pas bisedimeve që bëri Gramoz Ruçi me ta, deputetët legalistë e kondicionuan pjesëmarrjen e tyre me pëlqimin që duhej të jepte princi Leka për këtë votim, ndryshe… I gjendur në tavolinë si kryetari i Komisionit të Ligjeve, kryeministri Nano më kërkoi që të takoja princin Leka, i cili ndërkohë ishte vendosur me banim në autostradën Tiranë-Durrës, në vilën e Albert Xhanit, të marrë me qera.

-Shko takoje, – më porositi Fatosi, – se mos e thyen.

-Dakord, – i thashë, – kam një mik pranë princit, Fluturak Gërmenji, me të cilin njihem herët, pasi ka qenë oficer ushtrie.

Ashtu bëra. Në ditën dhe orën e caktuar arrita në vilën trekatëshe në autostradë, në oborrin e të cilës kur hyra brenda, pashë nja 10-15 djem të rinj të veshur me rroba kamuflazhi, që dikush si instruktor i stërviste fizikisht, por që lëvizjet e tyre më dukeshin shumë qesharake.

-Çfarë i keni këto, more Fluturak? – i thashë.

Fluturaku vuri buzën në gaz dhe u përgjigj: -I do Princi si truprojë për të ruajtur djalin, Princi Leka i Dytë.

Unë qesha dhe i thashë: -Po këta më duken si tufë bashibozukësh…

Hymë në sallonin e pritjes, ku me sa pashë, do të bëhej dhe takimi, pasi një tavolinë e ulët me disa shishe uiski ishin vendosur në mes. U ula në njërin prej kolltukëve dhe kuptova se djali i mbretit për t’i dhënë rëndësi vetes, nuk kishte dalë ende për të më pritur. Pas disa minutash, ai hyri dhe u drejtua nga kolltuku përballë meje. M’u duk shumë i dobësuar dhe i rënë fizikisht, me kockat e nofullave të dala, veshur me kilota dhe këpucë ushtarake, ku binin në sy këmbët e holla që mezi mbanin trupin e gjatë të tij.

“Ky paska marrë fund”, thashë me vete, duke çuar ndër mendje edhe disa fjalë që qarkullonin nëpër Tiranë se Princi ishte i sëmurë me SIDA. Ndërkohë, që truproja e tij kishte vdekur nga kjo sëmundje. Pas Princit qëndronte në këmbë Murat Basha, një legalist i vjetër tiranas, ndërsa në krahun tim qëndronte Fluturak Gërmenji, sekretari i oborrit të tij. Një kamarier hyri dhe mbushi gotat e mëdha me uiski dhe na i vuri përpara. Qetësisht i thashë kamarierit se unë nuk e pi uiskin, do të preferoja po të kishte raki, se duhet të ketë, përderisa këtu është edhe Fluturaku, që është djalë Skrapari. Princi që deri në atë kohë m’u duk sikur flinte, ngriti kokën dhe më pa me çudi.

-Nuk e pi me të vërtetë? – më pyeti.

-Jo, – i thashë, – s’para i pi pijet me ngjyra. – Dhe i tha Fluturakut të sillte raki.

Biseda kishte nisur me vështirësi, ndonëse kisha menduar që fillimisht të “zbrazesha” mbi Princin, për disa histori të vjetra të familjarëve të mi. Ishin rreshtuar në qeverinë e Fan Nolit përkrah tij si anti-zogistë, por ishin vrarë nga ushtria mbretërore në Shkallët e Tujanit, në malin e Dajtit, në tentativën për të pushtuar Tiranën.

-I nderuar Princ Leka, – iu drejtova, – unë kam ardhur për të biseduar me ju, me porosi të kryeministrit Nano, por para se të vazhdojmë bisedën, dua të të bëj të ditur se bashkë jemi në gjak. Babai juaj ka vrarë xhaxhallarët e babait tim. Fraza ime plasi si bombë në tavolinë dhe pashë që Murat Basha, legalisti trupmadh tiranas, lëvizi nga vendi dhe m’u duk se u bë gati të më hidhej në fyt për të “shpëtuar” Princin nga një i marrë që kishte ardhur për të marrë hak e gjak. Princi, nuk e di a e kuptoi se çfarë i thashë, por diçka mërmëriti me vete dhe më nguli sytë.

-Unë e di se ju kanë dërguar për tjetër punë, – m’u drejtua mua.

E ndjeva që fjalët e mia kishin komplikuar situatën, por e kishin bërë edhe efektin.

-Po, po, – vazhdova unë, – kam ardhur për tjetër punë, por meqenëse ra rasti, ua thashë, që ta dini. Rrini i qetë, se jua kam falur gjakun. Kanë kaluar shumë kohë dhe nuk ia vlen të merremi me këtë histori.

-Po, – tha duke miratuar fjalët e mia, tundi kokën dhe rrëkëlleu gjysmën e gotës me uiski.

-Gëzuar! – i thashë dhe unë.

Biseda vazhdonte me kërkesën se qeveria donte të ndryshonte Kodin Doganor, por na duhej edhe mbështetja e tre deputetëve legalistë.

-Patjetër, do t’ju mbështesim… – u përgjigj Princi, dhe pas disa minutash heshtje, m’u drejtua mua: – Po ju çfarë do të bëni për mua?

-Fol, – i thashë, – çfarë kërkon nga qeveria?

-Në doganë, kur zbrita, – më tha, – më kanë marrë pasaportën, koleksionin e armëve, sixhadet e disa sende të tjera, që i kam kujtim nga mbreti. Si mundem të mos kem unë pasaportë?! – ripërsëriti ai fjalët dhe pashë që i ngashëryer mbushi sytë me lot.

E kuptova dhe i thashë: -Kryeministri më tha që do t’ju pajisë me pasaportë diplomatike shumë shpejt. Edhe sixhadet, tapetet dhe sendet e tjera personale do t’ju kthehen, kurse armët luftarake nuk do t’ju kthehen, pasi ligji nuk e lejon. Nuk ke çfarë i do, 15 kallashnikovë, 5 bazuka dhe mitraloza, si dhe municionet.

-Po unë jam koleksionist armësh, – m’u përgjigj me zë të vakët Princi.

– Si koleksionist erdhe në ‘97-ën, kur u bë Referendumi, por gabove, se i fute në përdorim armët që i kishe sjellë, apo jo? Megjithatë do t’i propozoj kryeministrit që të mbash në koleksion nga një copë për secilën lloj arme, por pa municion, dhe do t’u bëjmë nga një vrimë në tytat e tyre. Mbaji si koleksion ato, ok?

Princi qeshi si fëmijë, duke më dhënë dorën.

-Fjalë burrash, – më tha.

-Fjalë burrash, – i thashë. – Por të mbarojë votimi nesër dhe t’i kryejmë këto punë, o Princ Leka.

Muhabeti kishte mbaruar. U ngrita për të dalë jashtë, duke përkëdhelur dhe Lekën e vogël, që vinte vërdallë nëpër sallë…

…Pas disa ditësh Kodi Doganor u miratua.