Ish deputeti Nard Ndoka, njeheresh kryetar i Partise Demokristiane, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Fax news, ku ka treguar shqetësimin e tij për misionin e opozitës.
I pyetur përse Lulzim Basha fle gjume dhe opozita është e përgjumur, Ndoka sqaroi se janë në fazat përfundimtare të programit politik që të vijnë si një shpresë për popullin.
“Ky është një shqetësim që perceptohet gjithandej. Para disa javësh që isha tek ju dhe pas emisionit, patëm një kafe me mikun tonë të paharrueshëm, zotin Kasem Hysenbelliu, i cili pothuajse të njëjtat shqetësime kishte, pra sikur jeni përgjumshëm, sikur opozita nuk është në lartësinë që kërkojnë qytetarët.
Pa diskutim që opozita është në fazat përfundimtare të programit politik.
Është shumë i rëndësishëm që opozita të jetë si një alternativë, pra si një shpresë se të gjitha këto probleme që sot janë të evidentuara apo në një farë mënyre, opozita ka bërë rolin e vet edhe denoncues”, tha Ndoka.