Luli Basha, mori pjesë sot në Asamblenë Politike të Partive Popullore Europiane, që zhvillonte punimet online.
Në fjalën e tij, Basha u ndal veçanërisht tek situata shëndetësore në vend dhe masat për të menaxhuar situatën nga ana e qeverisë.
Sipas Lulit Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të testimeve, çka e bën të pamundur në një anë identifikimin në kohë të të infektuarve me COVID-19 dhe trajtimin e tyre në mënyrë profesionale, dhe në anën tjetër shkëputjen e zinxhirit të infektimit.
Po ashtu ai theksoi se Shqipëria vuan dhe mungesën e stafeve mjekësore, pasi ka numrin më të ulët të mjekëve dhe infermierëve për banor.
Për këto arsye, Basha ka kërkuar ndihmën e vendeve anëtare të BE, që janë pjesë e PPE, për të asistuar Shqipërinë me furnizimin me vaksina kundër COVID-19.
“Shqipëria ndodhet sot në krizë të thellë ekonomike, papunësia është rritur dhe shumica dërrmuese e qytetarëve nuk e perballojnë dot blerjen e medikamenteve anti-COVID, të cilat fatkeqësisht në Shqipëri, janë me çmime më të larta se në çdo vend tjetër.
Ndihma e vendeve tuaja me vaksina anti-COVID, në çfarëdo sasie që të jetë, është mëse e mirëpritur, dhe ne do t’ju jemi gjithmonë mirënjohës. Vendi im dhe qytetarët e mi, jane në një situatë tejet të vështirë, e cila sa vjen dhe po përkeqësohet. Prandaj, ju lutem na ndihmoni në këto kohë tejet të vështira”, tha Basha.
Kreu i PD pati po ashtu biseda të veçanta me përfaqësues të qeverive të vendeve anëtare të BE, ku kërkoi ndihmë për vaksinën anti-COVID, biseda që do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa një vend të veçantë në diskutim zuri dhe klima e rënduar politike.
Shumë shpejt pritet që miqtë e Lulit qw nuk e dinë se ku janë as vetë të mbushin thasët me vaksina dhe ti zbrazin tek dera e SHQUP-it dhe Luli t’i vaksinoi me Vasilin Tritanin apo palo doktor Saliun dhe djalin e Ali Spahisë.
Luli do vaksinuar i pari por nga…trutë para se të pesoi goditje paszgjedhjeve sepse do jetë shumë vonë.