Cila është mënyrë më e mirë për t’i mbijetuar një pandemie sesa ta bësh atë në një plazh në Hawaii?
Për këdo që e ka ëndërruar, Hawaii po ofron bileta vajtje-ardhje falas për punëtorët që duan të jetojnë dhe punojnë atje, ndërsa kontribuojnë në ekonominë e shtetit.
Shteti prezantoi programin e qëndrimit të përkohshëm, të njohur si “Movers and Shakas”, në bashkëpunim me disa shkolla dhe biznese dhe pranon grupin e parë të aplikantëve deri më 15 dhjetor.
Për të aplikuar, duhet të jeni të paktën 18 vjeç. Pjesëmarrësit duhet të zhvendosen brenda një muaji nga përzgjedhja dhe të kalojnë të paktën 30 ditë rresht në Hawaii.
Deri më tani, ishulli ka raportuar mbi 18,000 raste koronavirus, dhe më shumë se 200 viktima.
Ata që pranohen në program duhet të angazhohen disa orë çdo javë në një organizatë jofitimprurëse ku mund të përdorin njohuritë dhe aftësitë e tyre, si dhe të kontribuojnë tek komuniteti lokal.
“Përtej sjelljes së parave në bizneset tona lokale, vlera e vërtetë është sjellja e njerëzve, të cilët do të ndihmojnë komunitetin përmes punës vullnetare duke e bërë ekonominë tonë më të qëndrueshme,” tha shefi I programit për CNN.
“Ndërsa pandemia është një krizë e madhe, ajo gjithashtu i paraqet Hawaiit një mundësi për të diversifikuar ekonominë tonë.”, shtoi ai.