Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një mesazh urimi. Teksa e quan të bekuar këtë të diel që përkon me festën e Shën Kollit, Rama iu uron një të ditë të mbushur me dashuri.
Nisur nga situata e koronavirusit, Rama nuk harron të jap edhe mesazhin e rëndësishëm që duhet të tregojmë kujdes për veten dhe të afërmit.
“MIRËMËNGJES
në këtë të diel të bekuar dhjetori që përkon me festën e Shën Kollit, ju uroj një ditë me dashuri dhe kujdes për veten e të afërmit tuaj”, shkruan kryeministri Rama