Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka uruar Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama për udhëheqjen e OSBE-së gjatë vitit 2020.
Kim shprehet se Shqipëria e ka udhëhequr në mënyrë të suksesshme OSBE në një vit të vështirë siç është 2020.
“Urime Shqipërisë për udhëheqjen e suksesshme të OSBE gjatë një vitit të vështirë. Ne vlerësojmë vendosmërinë parimore të shprehur nga KM Rama në deklaratën e tij përmbyllëse duke kërkuar veprim për çështje të tilla si Bjellorusia, agresioni rus, liritë themelore”. @USAmbAlbaniaYuri Kim”-thuhet në postimin e ambasadës amerikane.