Revista Time e emëroi një 15-vjeçare si “Fëmija i Vitit”.
Gitanjali Rao nga Kolorado shpiku një numër teknologjish të reja, shkruan The Guardian.
Njëra prej tyre është një pajisje që mund të identifikojë plumbin në ujin e pijshëm, por edhe një aplikacion që përdor inteligjencën artificiale për të zbuluar dhunën kibernetike.
Gitanjali tha se shpreson që puna e saj të frymëzojë të tjerët të ëndërrojnë dhe të vijnë me ide që mund të zgjidhin problemet e botës.
Eshtë interesante që kjo vajzë u zgjodh nga 5000 të nominuar.
Dikur Angelina Jolie bëri një intervistë me këtë vajzë, ku kjo e fundit tha:
“Unë nuk dukem si një shkencëtare tipike. Në televizion, unë zakonisht shoh burra të thinjur apo të moshuar si shkencëtarë,” tha Gitanjali në atë kohë.
Ajo tregoi se qëllimi i saj është i qartë, dhe kjo është që të jetë një frymëzim edhe për të tjerët.
“Nuk është e lehtë kur nuk njeh askënd që është si ti. Mesazhi im është: nëse unë mund ta bëj atë, ti mund ta bësh atë, të gjithë mund ta bëjnë atë!”, Tha Gitanjali.
Kujtojmë që Greta Thunberg u bë “personi më i ri i vitit” kur mori këtë çmim në moshën 16 vjeçe.