Të gjithë pothuajse, të paktën një herë kemi parë një seri nga telenovela “100 vitrinat”. Themi të paktën një herë pasi me kalimin e kohës, mund ta keni braktisur në mes, sepse historia e saj zgjati për vite e vite të tëra, aktorët u zëvendësuan, ngjarjet morën një rrjedhë krejtësisht tjetër, por ka pasur padyshim edhe nga ato fanatikë që e kanë ndjekur deri në episodin e fundit.
Ndoshta atëherë nuk e keni njohur, pasi aktorja shqiptare nuk ka gëzuar këtë famë që ka tani, por Elga Ceno ka qenë pjesë e trupës së aktorëve të këtij seriali. Këtë gjë na e ka rrëfyer në studion e Rudina Magjistarit, te ‘Rudina’.
“Jetoja në fshatin ku ato kishin teatrot, si mund të rrija unë pa e provuar. Audicone, audicione, derisa në fund më dhanë një rol të vogël. Kam punuar dhe në backtage, kam ruajtur kontaket, ishte një eksperiencë fantastike”, u shpreh ajo.
“Natën, ma”, është projekti i saj më i fundit, ku Elga do të interpretojë “Xhesin” vajzën, e cila në një mbrëmje të bukur, atëherë kur gjërat dukeshin mëse normale, i thotë mamasë së saj që do të vetëvritet. Kjo dramë fituese e çmimit Pulitzer dhe e çmimit të Teatrit Botëror nga autorja Marsha Norman vjen si produksion dhe premierë e teatrit Metropol, me regji të Ema Andreas dhe interpretimin e Ilire Vincës dhe të Egla Cenos, në rolin kryesor si nënë e bijë.
Në rrëfimin e saj, shumë të çiltër, Egla dha edhe një lajm shumë të mirë për publikun.
Bashkëpunimi i saj me Elvis Pupën, si burrë e grua do të vazhdojë. Roli i saj si bashkëshortja e Visit në emisionin e tij “Më fal për shprehjen” ku trajtohej marrëdhënia e një çifti të martuar, u mirëprit nga publiku, madje herë pas here, aktrimi i tyre në mënyrë shumë spontane dhe trajtimi i i disa çështjeve, debateve, apo zënkave ku çdo çift e gjente veten, ka bërë që shumë të mendojnë se ata janë bashkëshort edhe në jetën reale, ndonëse aktorët kanë e kanë mohuar një gjë të tillë.
“Jemi në bisedë e sipër për ta vazhduar diçka të tillë, po do të vazhdojë “, u shpreh Egla.