Sokol Nano, djali i ish-kryeministrit dhe liderit hisotrik të Partisë Socialiste, Fatos Nano nga sot do të jetë drejtues i një institucioni të rëndësishëm në vend.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) do të drejtohet nga Nano.
Mëoshet se ai ka dalë fitues nga konkursi i zhvilluar për postin e drejtorit të kësaj agjencie të rëndësishme për thithjen e investimeve të huaja.
Mësohet se Nano para dy javësh kishte fituar konkursin për nivelin e administratës civile TND (Trupi i nivelit të lartë drejtues).
Objektivat kryesore të AIDA-s janë tërheqja e investimeve të huaja, rritja e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare nëpërmjet mbështetjes të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe inovacionit.
Drejtori i ri i AIDA-s, Sokol Nano është i njohur edhe në fushën e biznesit. Ai ka në pronësi një prej lokaleve të natës më të njohur në kryeqytet./a.m.