Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me arrestimin e yllit të muzikës greke Notis Sfakianakis. Prothothema shkruan se këngëtari është ndaluar rreth orës 08:00 (me orën lokale) të një nate më parë, teksa po shkonte në shtëpinë e tij.
Një pikë kontrolli e ngritur për shkak të masave anti-covid pa bishën luksoze “Range Rover”, të kalonte dhe e ndaloi për një kontroll rutinë, pa e ditur aspak se kush ishte brenda tij. I qetë dhe pa bërë asnjë reagim paniku, ylli i muzikës hapi krahun dhe iu bind urdhërit të efektivëve.
Ai dorëzoi dokumentet e makinës por njëri prej policëve pikasi me sy një qese në sediljen e pasme të makinës dhe i kërkoi këngëtarit që ta hapte.
“Hape qesen,”- mësohet të ketë thënë polici, fjali që ka ‘fundosur’ yllin e muzikës.
Kontrolli i qeses, zbuloi armën dhe dy gramë kokainë. Mëngjesin e sotëm, Notis Sfakianakis pritet të dërgohet në prokurori. Paraprakisht për armën, Sfakianakis është shprehur se e mban për sigurinë e tij.