osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Cenohet siguria e jetës së Kryeministrit sepse Policia e Shtetit i vë në dispozicion 100 policë përmbaruesit Lefter Canaj…

Cenohet siguria e jetës së Kryeministrit sepse Policia e Shtetit i vë në dispozicion 100 policë përmbaruesit Lefter Canaj…

Nga Hidajet Beqiri

Në datën 27 nëntor 2020 kryeministri Edi Rama ishte në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, në fshatrat e Krujës.

Ndryshe nga herët e tjera, kur policia e shtetit i siguron rrugën e kalimit pa probleme Kryeministrit të vendit, ditën e premte binte në sy prezenca e një numri shumë të vogël policësh në aksin rrugor Rinas-Shkodër. Kjo situatë u vu re për shkak se, afërsisht në të njëjtën orë, 10.00 deri në orën 11.15′, policia e shtetit i kishte vënë në dispozicion një përmbaruesi gjyqësor privat, Lefter Canaj, plot 100 policë, i cili në kundërshtim flagrant të ligjit.

Ky përmbarues, në kundërshtim të hapur me ligjin dhe me 4 vendime gjyqësore të formës së prerë, që kanë fuqinë e ligjit, dhunon në mënyrë arbitrare pronën e ligjshme,të cilën disponojnë prej 28 vjetësh, Familja “Gjini”, e përbërë prej 33 anëtarësh, në Selitë të Kurbinit.

Policia e Shtetit, në vend që t’i kërkonte këtij përmbaruesi gjyqësor titullin ekzekutiv dhe urdhrin ekzekutiv të nxjerrë nga Gjykata, me qëllim që të mbështeste një veprim të ligjshëm, ndoqi verbërisht nga pas përmbaruesin Lefter Canaj, i cili poshtërimin e tij dhe keqpërdorjen në mënyrë të kundërligjshme të kësaj policie, e bëri haptazi, duke ardhur në vendin ku do të ekzekutohej krimi i tij kundër Familjes “Gjini”, plotësisht i dehur me alkool!

Përmbaruesi gjyqësor Lefter Canaj, pasi u korruptua në mënyrë të hapur nga Prifti i Kishës së Laçit, Mirash Morina, në mënyrën më arbitrare dhe në shpërdorim flagrant të detyrës, pa vendim gjyqësor, i prishi në kohë pandemie Familjes “Gjini” pronën e krijuar me stërmundim dhe djersë të pastër, një dyqan dhe gjithë suveniret brenda tij.

Këtë biznes, kjo Familje 33 anëtarëshe, e ushtron si person fizik, i regjistruar në QKB, me lejen e organeve kompetente, duke qënë taksapaguese e rregullt në shtet, prej 27 vjet me radhë. Ndërsa dyqanin, të cilin e kanë ndërtuar mbi tokën e tyre qysh në vitin 1993, e kanë në proces legalizimi.

Prifti Mirash Morina, megjithëse predikon si njeri i Zotit, mania për të gllabëruar pronat e shqiptarëve, e ka shpërfytyruar deri në shkallën, sa është kthyer në një mëkatar i madh me besimtarët e vet. Nga 70.000 m2 tokë dhe 1400 m2 truall që i është njohur si pronë kësaj Kishe nga Gjykata e Kurbinit dhe nga institucionet e shtetit shqiptar, në vitin 2002, përmes rrugës së korrupsionit të dukshëm, pak ditë para se të largohej nga Qeverisja Berisha në vitin2013, përmes Avenir Pekës në AKP, mori me vendimin nr. 399, datë 03.04. 2013 të AKP edhe plotë 1 milion e 24 mijë e 630 m2 tokë pyll të shqiptarëve, duke e bërë pasurinë e fituar në total prej 2 milion m2 tokë pyll!

Nga babëzia e madhe, ky prift, në emër të potencës financiare, rrjedhojë e moskursimit të xhepave të besimtarëve, për motive hakmarrje, ka “mobilizuar” shumë persona të nivelit të lartë të institucioneve të shtetit, për t’i marrë Familjes “Gjini” 1734 m2 tokë, të cilën e ka në pronësi, me kufitare Kishën!Hakmarrja konsiston në faktin se, në vitin 2017, Familja “Gjini” e hodhi në gjyq Priftin dhe Kishën e tij për shkak se po e cenonte në pronësi, duke bërë një ndërtim të paligjshëm. Këtë gjyq kundër Priftit dhe Kishës, falë një gjykimi dhe vendimi të drejtë, të ligjshëm dhe të guximshëm të ish gjyqtares Kurbin, Marçela Shehu, tashmë në detyrën e lartë të Anëtares së KLGj në Tiranë, e fitoi me të drejtë Familja “Gjini”.

Nga ajo ditë dhe deri në datën 27 nëntor 2020, Prifti nuk ka lënë gurë pa lëvizur, nuk ka lënë drejtues të lartë të institucioneve të shtetit dhe deri gjyqtarë, pa i dezinformuar, keqpërdorur dhe deri korruptuar, për të shkulur nga toka e tyre pronarët e ligjshëm të 1734 m2 tokë të Familjes “Gjini”, të cilën Prifti do t’iashtoi 2 milion m2tokë pyll që u ka grabitur shqiptarëve.

Nuk duam të besojmë se “guximin” për të bërë masakrën e kundërligjshme të datës 27 nëntor 2020, përmbaruesit gjyqësor privat Lefter Canaj, ia dhanë drejtuesit e Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit!

Në fakt, nga sa vihet re në fotot dhe videot që do të ekspozojmë, Policia e Shtetit është keqpërdorur aq rëndë, sa taksapaguesit dhe qytetarët shqiptarë, me të drejtë duhet të shqetësohen për faktin se, çfarë misioni dhe detyra ka Policia e Shtetit dhe me çfarë merret dhe si i vete nga pas,duke u keqpërdorur, prej një njeriu të papërgjegjshëm, dhe për më keq, të alkoolizuar, i cili nuk ishte në gjendje të kontrollonte veprimet antiligjore që kryente në prani të Policisë së Shtetit.

(Gazeta nuk mban përgjegjësi për komentet dhe opinionet, ato janë përgjegjësi personale e autorit)