osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rindërtimi, Milva Ekonomi rrëzon PD-LSI: Opozita sheh ëndrra nga zyra, në terren familjet po marrin bonus qiraje dhe po hyjnë njëra pas tjetrës në banesat e reja

Rindërtimi, Milva Ekonomi rrëzon PD-LSI: Opozita sheh ëndrra nga zyra, në terren familjet po marrin bonus qiraje dhe po hyjnë njëra pas tjetrës në banesat e reja

Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi ka rrëzuar dje të gjitha akuzat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në adresë të mazhorancës qeverisëse, ndërsa zbuloi se procesi i rindërtimit vazhdon me ritme të shpejta dhe do të bëhet e mundur që gjithkush që humbi shtëpinë nga tërmeti i 26 nëntorit të ketë një strehë me standarde europiane.

Kështu, në përgjigje të sulmeve të opozitës, e cila pretendon se nuk është bërë asgjë, Ekonomi deklaroi ditën e djeshme gjatë një prononcimi për mediat se e vërteta është se po punohet, duke theksuar se familjet nuk kanë mbetur pa shtëpi, por shtëpitë e tyre janë në proces riparimi.

“E para, të gjitha familjet që kanë dëmtime DS1-DS3 që janë të riparueshme të marrin patjetër pagesën dhe të kryejnë riparimet. Deri më sot janë lidhur 22500 kontrata për të riparuar këto dëme. E dyta janë ambiente të përbashkëta që janë në DS3 që përveç apartamenteve është prishur shkalla apo hyrja dhe për këto janë 1137 godina që po angazhojnë 2 miliardë lekë dhe puna po vazhdon.

Në Durrës janë 9 lote pallatesh që duhet të riparohen dhe deri tani kanë mbaruar kontratën për 7 lote. Kështu puna është duke vazhduar. Së treti që është e rëndësishme për ata që kanë godina DS4-DS5 që janë larguar nga godinat për arsye se janë të pabanueshme dhe ato janë duke qëndruar më shtëpi me qira dhe bonusin e shtëpisë e paguan shteti dhe janë 1336 familje që jetojnë me qira.

Së katërti, ka disa familje të cilat jetojnë në çadra të siguruar nga shteti që janë familje rurale dhe nuk kanë ikur prej zonës se donin të mbronin bagëtinë dhe këto janë 1364 për të cilat gjithashtu paguhet bonusit i qirasë. Këto janë për sa i përket strehimit”, deklaroi ajo.

Më tej deputetja Ekonomi u shpreh se situata nuk është sikundër pretendon opozita, për të cilën theksoi se sheh ëndrra nga zyra. “Nga ana tjetër, edhe donatorët kanë dhënë ndihmë në natyrë, në grante, dhe kanë dhënë ndihmë në kredi. Deri më tani nga 277 milionë euro që kanë dhënë donatorët, janë miratuar memorandume bashkëpunimi për 260 milionë euro. Janë bërë 18 memorandume mirëkuptimi me donatorët dhe po fillon menaxhimi i këtyre parave. 11 milionë euro janë në procese angazhimi dhe tre marrëveshje që janë duke u draftuar dhe duke u nënshkruar.

Përsa i përket kredive, qeveria po punon për të kuptuar nivelin ku do shkojmë me këtë masë kredie, me menaxhimin e borxhit, janë 260 milionë euro kredi që po na ofrohen. Qeveria e ka nën kontroll situatën e Rindërtimit dhe çdo ditë po ndërtohen shtëpi. Janë 3470 shtëpi individuale dhe po i ndërtojnë kompanitë vendëse që hynë në gara për të ndërtuar nga 500-600 apartamente me kusht që ndërtimi i apartamenteve mos të zgjasë më shumë se 5.5 muaj. Por po të shkosh në terren, aty ditë për ditë punohet dhe është mirë të vizitojnë terrenin dhe të shohin se si njerëzit marrin shtëpi”, nënvizoi Ekonomi.