Studiuesit kinezë kanë pohuar se Greqia mund të jetë një ndër vendet ku filloi përhapja e koronavirusit.
Pasi shënjestruan Indinë si vend i dyshuar kryesor për shpërthimin e sëmundjes vdekjeprurëse, shkencëtarët kinezë hodhën idenë se provat e tyre tregojnë për virusin që shfaqet në Bangladesh, SHBA, Greqi, Australi, Indi, Itali, Republikë çeke, Rusi ose Serbi.
Ndërsa rastet e para me koronavirus u shaqën në Wuhan, Kina pretendon të kundërtën. Një ekip nga Akademia Kineze e Shkencave tha se virusi ka gjasa të ketë origjinën në Indi në verën e vitit 2019, duke u transmetuar përmes kafshëve dhe përmes ujit të kontaminuar, para se të “udhëtonte” në Wuhan.
Sipas mediave greke, nuk është hera e parë që autoritetet kineze kanë drejtuar gishtin e fajit diku tjetër, duke sugjeruar, kryesisht pa prova, që Italia dhe SHBA mund të jenë vendi i origjinës së Covid-19.