Opozita ka braktisur sot sallën e Kuvendit një ditë pas vizitës së Federica Mogherinit në Tiranë, në një seancë ku kryeministri Edi Rama mungonte.
Një debat në momentet kur opozita po largohej nga salla ka patur ndëmrjet Sali Berishës dhe Taulant Ballës.
“S’kishim kryeministrin se është në ceremoninë e dekorimit të ish kryeministrit italian Massimo D’Alema, me ftesë të Presidentit Ilir Meta”.
Berisha teksa largohej ka parë saimir Tahirin në sallë dhe i është drejtuar Ballës me thirrjet:
“Ja ku e keni, ja ku e keni”.
“Ik Sali, dil jashtë dhe mos e prish seancën, se halli yt është hall tjetër, nuk keni derman në asnjë vend. E keni hallin te drejtësia” – replikoi Balla.
Në momentin kur i është afruar Tahirit, Berisha ka këmbyar disa batuta me të dhe ka nisur ta filmojë me celularin e tij.
E gjithë kjo ka kaluar me humor dhe shkëmbim batutash mes Berishës, deputeti Eduard Shalsi dhe disa të tjerëve.
Në dalje të Kuvendit Berisha tha për mediat se Tahiri i kishte dërguar dje mesazhe Edi Ramës me Gazë Demin, teksa kryeministri ishte me Mogherinin.