Tirana nuk e ka nisur në mënyrë të duhur këtë sezon të ri futbollistik, ku në pesë javët e para ka marrë 2 humbje, 2 barazime dhe 1 fitore.
Përveçse rezultateve negative, tek kampionët në fuqi të Shqipërisë është ndërruar dhe trajneri ku vendin e Emanuel Egbos të shkarkuar e ka zënë Nevil Dede.
Në tre ndeshjet e tij të para në stolin e Tiranës, Dede ende nuk ka arritur fitoren e parë që ka sjellë një irritim tek tifozët e Tiranës.
Megjithatë, jo vetëm rezultatet negative kanë sjellë irritimin e tifozëve ndaj Dedes, por dhe disa lojtarë që ai po aktivizon që nga minuta e parë në formacion.
Bëhet fjalë për Grent Halilin dhe Marlind Nuriun, që që të dy ishin sot në duelin ndaj Kastriotit që nga minuta e parë dhe u zëvendësuan në pjesën e dytë.
Një performacë jo shumë pozitive për të dy lojtarët që dhe pse të rinj të moshë nuk po arrijnë që të jenë në lartësinë e duhur për të merituar fanellën e titullarit tek Tirana.
Por, shkak i aktivizimit të tyre sipas akuzave të tifozëve të Tiranës janë prindërit e tyre, që ndikojnë tek trajneri për t’i futur që nga minuta e parë.
Kujtojmë që Grent Halili është djali i presidentit të Tiranës Refik Halilit, ndërsa Marlind Nuriu është djali i zv presidentit të FSHF-së Lufti Nuriu. (TemA)