Pyetet nëse do të arrestohet/ Ja si reagon Saimir Tahiri, ndërkohë kameramani rrëzohet
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u paraqit sot në Kuvend pas një mungese relativisht të gjatë.
Jashtë hyrjes kur po i drejtohej sallës ai u prit nga një mori gazetarësh që i bënë mjaft pyetje.
Gazetarja: Keni ardhur për të shpëtuar mandatin sot? A i trembeni nje arrestimi të mundshëm?
“Jo nuk kam frikë, mos e vrit mendjen” – ja preu shkurt ish-ministri.
Gazetar: Ndërkohë hetimet vijojnë…
Tahiri: Mirë se iu gjeta…
Një incident i vogël ndodhi më pas mes gazetarëve të shumtë që po e ndiqnin me vrull deputetin.
Një fotograf u pengua dhe u rrëzua.
U vrave? – e pyesin kolegët.
– U vrava pak se më vuri stërkëmbëshin – tha fotografi.
Tahiri i dha dorë fotografit duke e ndihmuar të ngrihej dhe më pas iu largua drejt sallës së Kuvendit.