Teksa LSI braktisi Kuvendin për shkak të prezencës së ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, disa prej figurave kryesore të saj duket se nuk janë në të njëjtën linjë me vendimin e kryetares së partisë Monika Kryemadhi.
Pas deputetit Robert Bitri, i cili zgjodhi të qëndronte në sallë edhe pasi kolegët e tij të opozitës zgjodhën të largohen, fotografi Agim Rama ka fokusuar një tjetër moment ku ish ministri i Mjedisit nga radhët e LSI-së Lefter Koka ka shkëmbyer një përshëndetje miqësore me Tahirin.
Këto dy momente tregojnë një mosdakortësi të brendshme të kësaj force politike ku nganjëra anë e sulmojnë dhe nga ana tjetër e përqafojnë. (TemA)