Pas braktisjes në sallën e Kuvendit, deputeti i LSI-së Robert Bitri ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht nga partia e Monika Kryemadhit.
Bitri, nuk u bashkua me bojkotin e opozitës, por qëndroi në Kuvend dhe menjëherë më pas ai ka depozituar dorëheqjen nga Grupi i LSI.
Mësohet se një ditë më parë, Bitri ka dhënë dorëheqjen edhe nga kryetar i LSI Fier.
Siç duket dorëheqja e tij shpjegon edhe qëndrim e tij në Kuvend, duke ‘thyer’ kështu rregullat e opozitës.
Monika Krymadhi gjendet në një gjendje kaotike. Pas largimit të Këshilltarëve politikë, tashmë zyrtarisht po i largohen edhe deputetët.
Bitri është vetëm fillimi sepse priten edhe largime të tjera nga kjo parti. LSI është drejt shkatërrimit total dhe bashkimi me Bashën nuk e shpëton askap nga largimet masive.