Saimir Tahiri sot nga parlamenti i’u përgjigj pyetjeve të disa reporterve
Pyetjet
Çfarë mendoni për statusin e qytetarit digjital të Berishës
Është njeriu që në 21 janar fshiu filmimet e kryeministrisë, sot më filmoi mua, është fat i mirë.
Pse nuk folët sot në seancë?
Nuk ishte opozita nuk ka sens
Ju mbron Rama?
As më mbron njeri dhe as dua të më mbrojë
Keni komunikim me Ramën?
Për mua ka vlerë e vërteta dhe nuk ka vlerë askush që nuk mund, ose mund të më pengojë në rrugën time për të bërë drejtësi, nuk e besoj që do ketë bir nëne dhe bir kurve që do të më pengojë.