Kanë kaluar rreth1 muaj e gjysmë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka marrë detyrën. Por dora e tij po ndihet gjithnjë e më shumë në ndryshimet që ky i fundit po bën në strukturat e Policisë së Shtetit.
Ndryshimet vijojnë si më poshtë:
Artion Duka, i cili ka qenë shefi i Komisariatit nr 1, emërohet Drejtor i Policisë së Beratit.
Sokol Sejfollari është emëruar këshilltar pranë drejtuesve të policisë së Shtetit. Më parë Sejfollari mbante postin e shefit të Antidrogës, post i cili tashme ka mbetur bosh.
Fran Rica emërohet shef i seksionit të krimit ekonomik në Policinë e Shtetit.