Shtohen telashet për Partinë Demokratike dhe kreun e saj Lulzim Basha. Pak kohë më parë u publikuan fakte mbi lobimet e PD në SHBA, ku nuk munguan akuzat për lidhje me rusët. Nga ana tjetër, prokuroria ka thelluar hetimet. Por mediat ndërkombëtare i janë rikthyer kësaj çështje, duke bërë të tjera investigime. Këtë herë është portali britanik “Soap Box”, ai i cili ka bërë një investigim për lidhjet e PD me kompaninë “Biniatta Trade LP”, e cila rezulton sërish një kompani fantazmë në Britani. “Marsin e kaluar Nick Muzin është regjistruar si lobues në SHBA për Partinë Demokratike të Shqipërisë, me një kontratë që paguhej 25,000 dollarë në muaj.
Ai ka bërë një amendament në regjistrimin e tij në 14/11 2017 dy javë pas ndjekjes penale të Paul Manafort për pastrim parash në lidhje me një parti politike të Ukrainës, dhe regjistron pagesa prej 500,000 USD nga PD e Shqipërisë dhe një pagesë 150,000 USD nga një kompanie private e quajtur Biniatta Trade LP”, thuhet në shkrim. Por më pas janë dhënë detaje mbi këtë kompani. “Biniatta Trade” është regjistruar më 28/09/2015 nga LAS International, në “5 Percy Street, Londër Ë1T 1DG”. Si partner kryesor jepet Asverro Corporation ndërsa si partner i kufizuar Liminez Commerce. Ata janë partnerë me dy grupe të tjera britanike, Babyonica LLP dhe KF Global Management LLP, kompani të regjistruara në Belize.
“KF Global Management LLP fillimisht ka pasur si anëtarë Castlefort Limited dhe Atlantic Ventures Incorporated, por ato u dorëhoqën në 30/01/2017 dhe u zëvendësuan nga Asverro and Liminez. Babyonica ka një person me kontroll të konsiderueshëm që quhet Evgeny Sheremetyev (rus) ashtu si dhe KF Global Management ka një të tillë që quhet Konstantin Ferulev (Rus). Llogaritë vjetore të Babyonica nënshkruhen nga Gina Sandra Esparon (më parë Kilindo, e njohur gjithashtu si Sandra Gina Esparon, Sandra Gina Kilindo ose thoshte Gina Kilindo) për llogari të Asverro ashtu si dhe te KF Global Management. Ajo listohet gjithashtu se drejtore e disa kompanive të tjera dhe vendi i rezidencës së saj jepet si Sejshell dhe jo Belize”, theksohet në shkrim, duke treguar dhe një herë mbi lidhjet e mundshme të PD me rusët.
Mungesa e informacionit
Autori i shkrimit ka bërë një kërkim dhe sa i takon faqeve në internet të kompanive dhe veçanërisht “Biniatta Trade”, por nuk ka nxjerrë shumë të dhëna. “Po të rikthehemi te Uest Berton Impex, pashë se kishin një logo të bukur dhe vendosa të zbuloj se kush e kishte dizenjuar. Imazhi i saj ishte në faqen e glbaldeltatrae.com dhe ishte krijuar nga “Zalevskiy Design” të cilët sipas Dribble janë me bazë në Krakov, Ukrainë. Edhe Brookstar është hapur në Ukrainë, e ka një numër kontakti +380734414137. Është regjistruar më 08/12/2016 dhe ka skaduar një vit më vonë.
Numri telefonik i Ukrainës ishte gjithashtu i një firme Vod Marketing me bazë në Odessa. Brook-star Business LP është regjistruar më 26/10/2015 me adresë 1/2 35 Taits Lane, Dundee, dhe është shpërndarë në 14/02/2018. Nëse i ndërrojmë vendet emrave për të formuar Starbrook (siç ndodh shpesh me këto lloj entesh) zbulojmë grupe si Star-brook Corporation LP, Starbrook Enterprises LP, Starbrook Property Company LP, Starbrook Exports LLP, të gjitha të regjistruara në adresë që njihen si kompani lavatriçe parash”, thuhet aty. Në fund arrihet në përfundimin se kompania nuk jep asnjë të dhënë për lidhjet me Shqipërinë dhe janë mister paratë e saj./SOT