Pak ditë më parë, Seven Saraqi publikoi këngën “Pa ty”. Kënga ishte një duet me Argjentina Ramosajn, dhe dukej haptazi që i dedikohej ish-të dashurës së tij, Lorena Halitit.
Mirëpo modelja ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shprehet se nuk ka asnjë lloj pendimi për ndarje e saj me Sevenin.
“Ki mu kthy prap me lyp zemrën tem,”- shkruan bukuroshja krahas një fotoje në Instagram. Kujtojmë se modelja Haliti sapo ka zyrtarizuar lidhjen me një sportist amerikan.