osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbulimet tronditëse për shqiptarin: Detyronte mbesën të bënte seks për 30 euro

Zbulimet tronditëse për shqiptarin: Detyronte mbesën të bënte seks për 30 euro

Pjesëtari i organizatës terroriste – AKSH dhe veterani i UÇK-së, i arrestuar me 12 kilogram eksploziv TNT, i akuzuar për mashtrim me status te veteranëve të UÇK-së, kishte shfrytëzuar gjendjen e mjerueshme ekonomike të mbesës së tij për ta shitur atë për shërbime seksuale.

Ajo paguhej 30 euro, e rrallë herë 50. 20 euro të secilit shërbim seksual ia merrte Sheremet Jashari, shkruan Insajderi.

Pjesëtari i organizatës terroriste – AKSH dhe veterani i UÇK-së, i arrestuar me 12 kilogram eksploziv TNT, i akuzuar për mashtrim me status te veteranëve të UÇK-së, kishte shfrytëzuar gjendjen e mjerueshme ekonomike të mbesës së tij për ta shitur atë për shërbime seksuale. Ajo paguhej 30 euro, e rrallë herë 50. 20 euro të secilit shërbim seksual ia merrte Sheremet Jashari, shkruan Insajderi.

Jashari ishte ftuar në emision si viktimë e policisë. Aty tregonte patriotizmin e tij dhe atdhedashurinë. Por, prapa këtij patriotizmi fshihej krimi i shumëfishtë: tregtia me armë dhe materiale të rrezikshme shpërthyese, tregtia me statusin e veteranit dhe prostitucioni. Po e shiste për para trupin e vajzës së motrës. Viktimë e prostitucionit ishte mbesa e tij e re (1996). Atë e shiste për shërbime seksuale tek klientë që ia gjente vetë. E këshillonte edhe çfarë të vishte. I pëlqente një fustan i zi, me të cilin do t’i mahniste klientët. Mbesa paguhej nga 30 deri në 50 euro. Pjesën tjetër e merrte ai. Zbulimi i kësaj vepre është bërë pas nisjes së hetimeve për armë dhe eksploziv TNT.

Vepër e veçantë penale është sanksionuar ky veprim, raporton Insajderi. “Hetimi zbuloi aktivitetet e Sheremet Jasharit që ndërlidheshin me detyrimin e një gruaje në ushtrimin e marrëdhënieve seksuale me pagesë apo prostitucion”, thotë prokurori i EULEX-it në aktakuzë. “Së paku që prej gushtit të vitit 2015, Sheremet Jashari ishte gjithashtu i përfshirë në mundësimin dhe detyrimin në prostitucion të një femre emri i së cilës është Sh. H.. Ajo thuhet se është mbesa e tij. Prokurori e ka intervistuar viktimën. Gjendja e saj ekonomike është tepër e rëndë. Familja i jeton me ndihma sociale.

Viktima i ka thënë prokurorit se daja i saj e ka detyruar që të ketë marrëdhënie seksuale me pagesë me pagesë me “shokët” e Sheremet Jasharit. “Sh. H. zakonisht i merrte 30 euro, nganjëherë 50 euro nga këto takime seksuale dhe ajo ia paguante 20 euro Sheremet Jasharit. Ajo zakonisht i kryen këto takime ne hotele afër Vushtrrisë”, thuhet në aktakuzë. Në një bisedë të përgjuar telefonike me Sheremet Jasharin, viktima ankohet se ia ka borxh 30 euro personit që ia shet asaj qumështin dhe ajo nuk është në gjendje ta paguaj atë.

Sheremeti i del në ndihmë për ta zgjidhur situatën. “Sheremet Jashari e shfrytëzon situatën e varfërisë së jashtëzakonshme ekonomike të Sh. H. e cila ishte e papunë në mënyrë që ta detyrojë atë për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë me klientë që ai i gjen për të. Ai përfiton materialisht nga këto aktivitete”, shkruan në aktakuzë. Më 21 shtator 2015 në ora 18:33:59 Sheremet Jashari e njofton Sh. H. me një klient. Ajo refuzon të takojë atë pa autorizimin e Sheremet Jasharit.

Takimi aranzhohet. “Më 21.05.2015, ora 18:54:04 Sheremet Jashari i thotë Sh. H.: ‘A mund të vijë së bashku me shokun tim? Sh. H. përgjigjet: ‘Në rregull, eja më merr në shtëpinë time”. Më 21 shtator 2015 në ora 18:57:37 Sheremet Jashari i shkruan Sh. H.: Veshe fustanin e zi “sepse dukesh si kukull me të’. Ajo i përgjigjet: ‘Nuk e di, sepse është i lagtë’.

Kjo bisedë ishte zhvilluar para se viktima të dilte në takim për të kryer marrëdhënie seksuale. Biseda tjetër e asaj dite zbulon se Sheremet Jashari ishte së bashku me klientin në stacion të autobusëve dhe po ecnin në drejtim të vendin që kishin lënë takimin. “Ne jemi në stacion të autobusëve… Po shkojmë atje dhe menjëherë ecim në atë drejtim”, i kishte thënë Jashari viktimës.

Viktima interesohet se për çfarë çmimi ishte marrë vesh daja i saj. Ata flisnin me kode. Çmimit për seks i thoshin ndihma. “Hej dëgjo, si e rregullove për ndihma?”, pyeste ajo. “Siç e kam bërë më parë… e di ti siç e kam bërë më parë…siç t’i kam dhënë herën e fundit”, përgjigjej ai. /Insajderi.com