osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Presidenti fali vrasësin, familja shqiptare e shokuar: “Na vranë për së dyti”!

Presidenti fali vrasësin, familja shqiptare e shokuar: “Na vranë për së dyti”!

Ishte dënuar me 14 vjet burg për vrasje, por vetëm një javë më parë u fal nga Presidenti Hashim Thaçi. Isa Mazreku mori ndihmë prej Milazim Rexhepit dhe për të mos ia kthyer kurrë më borxhin, e vrau. Familja e Rexhepit që banon në Lipjan ka reaguar e shokuar nga ky vendim.

Ata janë shprehur për Ekspress se madje as nuk ishin ën dijeni për faljen e vrasësit të vëllait të tyre.  Kjo vrasje ka ndodhur më 14 tetor 2011. Edhe pse nuk u pajtuan me dënimin e vrasësit të vëllait të tyre, 7 vjet pas, ata u ndjenë të shokuar për vendimin e fundit për amnisti të Presidentit Hashim Thaçi. Vëllai i të ndjerit, që tani ushtron profesionin e pediatrit në Lipjan, dhe motra e tij, ishin të tronditur nga vendimi i fundit të presidentit, që ia fali 4 vite, 68-vjeçarit që ia mori jetën vëllait të tyre.

“Na vranë për së dyti. Kjo është vrasja e dytë në familjen tonë. Jam i shokuar, nuk di më se çfarë të them. Jam i shokuar, ky lajm më ka shokuar pa masë, nuk di më se çfarë të them. Presidenti ka mujt me falë njerëz me dënime të tjera, dënime të natyrave të tjera, por jo ata për vrasje, si falen njerëzit që kanë kryer vrasje, nuk po e kuptoj këtë,”- tha Samedin Rexhepi.

Isa Mazreku nuk është i vetmi i dënuar për vrasje që u fal nga Presidenti Thaçi. Edhe katër të burgosur të tjerë që vuajnë dënime nëpër burgjet si Lipjan, Smrekonicë, Gjilan, Prizren dhe në Burgun e Sigurisë së Lartë, janë pjesë e faljeve të valës së fundit nga Presidenti.