osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Von der Leyen: Vaksinat e para në dhjetor, vendet anëtare që kanë sasi të tepërta do t’i japin Ballkanit Perëndimor

Von der Leyen: Vaksinat e para në dhjetor, vendet anëtare që kanë sasi të tepërta do t’i japin Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Komisionit Europian, gjermanja Ursula von der Leyen mbajti sot një konferencë për shtyp ku prezantoi rezultatet e një mbledhje me liderët europianë të fokusuar në masat kundër pandemisë dhe ne veçanti për çështjen e vaksinave.

Von der Leyen saktësoi që Bashkim i Europian ka firmosur 5 kontrata me kompani farmaceutike dhe është në diskutim me dy të tjera si BioNTech dhe Moderna, vaksinë kjo e fundit që është në fazë përfundimtare dhe që ka deklaruar një efikasitet me 95%.

Sipas von der Leyen, sasitë e para mund të vijnë drejt vendeve të BE brenda muajit dhjetor, “në qoftë se gjithçka shkon mirë”.

Gjermanja sqaroi se kontratat e shumta do të kenë si rezultat një sasi të madhe doza vaksinash që kanë specifika të ndryshme njëra nga tjera, duke qenë në këtë mënyrë më efikase për komunitete dhe kushte atmosferike specifike.

Von Der Leyen dhe Charles Michel, presidenti i Këshillit Europian që ishte bashkë me të në konferencën për shtyp, nënvizuan që vendet anëtare kanë një dakordësi të plotë për instrumentet e ndihmës të vendeve me të ardhura mesatare dhe të ulta, në mënyrë që çdo vend të ketë mundësi aksesi tek vaksinat.

Në veçanti kjo do të ndodhë përmes rrjetit COVAX, ku bën pjesë edhe Shqipëria. BE i ka dhuruar 800 milionë euro Covax-it për këtë qëllim.

“Në qoftë se vendet anëtare kanë për arsye të ndryshme, më shumë doza sesa u duhen, ato mund t’i dhurojnë vendeve si ato te Ballkanit Perëndimor”,- ishin fjalët e von der Leyen.

BE numëron 448 milionë banorë në 2020. Është e qartë se Shtetet e saj kanë porositur sasi shumë të mëdha vaksine. Edhe nëse do të vaksinohen me nga dy doza, të gjithë banorët e BE, do të përdoreshin më pak se 900 milionë doza. Nga raportimet mediatike, thuhet se porositë që shtetet kanë bërë janë gati dy herë më shumë se nevojat reale.